Pasi ia doli të pushtonte plotësisht Mariupolin, zemra e ofensivës së ruse gjatë ditëve të fundit është sulmi në Severodonetsk.
Skënari është i dyfishtë, bombardime shkatërruese me pëleshje në disa zona të qytetit.
Në terren, përveç komandantit rus Alexander Dvornikov, mund të jetë edhe Genadi Zhidko, zëvendësministër i mbrojtjes dhe shef i drejtorisë politike.
Lajmin e bëri të ditur e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.
Me origjinë nga Uzbekistani, 56 vjeç, Zhidko kaloi një periudhë në Damask të Sirisë si shef i shtabit të kontingjentit në vitin 2016.
Gjatë kësaj kohe, ai drejtoi rajonin lindor të Rusisë dhe më pas u kthye në kryeqytet për t’u marrë me mobilizimin, propagandën dhe organizimin.
Burimet nga Moska theksojnë se Zhidko e ka treguar veten në të kaluarën sa i takon rimodelimit të Ushtrisë.
Ndoshta, përfshirja e tij e drejtpërdrejtë lidhet me rregullimet e “hierarkisë” pas gabimeve fillestare.
Rusët po punësojnë njësi të zgjedhura, nga ushtarët privatë të Wagner-it, deri te anëtarët e forcave speciale çeçene.
Teksa avancojnë repartet duhet të kenë kujdes për të shtëna, tanket vihen në shënjestër nga ekipe të pajisura me antitanke.
Kjo është arsyeja pse forcat ruse godasin me armë që nuk bëjnë asnjë dallim: dëmtimi i infrastrukturës civile është i pafund.
Rusia po shkatërron pjesë të mëdha të Ukrainës, ashtu si në Siri, ku “shërbyen” dy gjeneralët të cilët po drejtojnë operacionet në Severodonetsk.