Skena te nxehta në dush nga Indri në filmin ‘Pasaporta’, fermeret ngacmojnë Vanesën, teksa ajo refuzon ta shikojë

Në spektaklin Ferma VIP, Agai ka organizuar një moment të veçantë duke transmetuar filmin “Pasaporta”, ku një nga rolet kryesore interpretohet nga fermeri Indri.

Fermerët ishin mbledhur në oborr për ta ndjekur filmin së bashku, ndërsa vëmendje të madhe morën skenat romantike mes personazhit të Indrit dhe vajzës që luan në film.

Të lidhura

None found

Një nga momentet që shkaktoi më shumë reagime ishte skena në dush mes dy personazheve, e cila solli të qeshura dhe komente nga fermerët, duke krijuar atmosferë argëtuese mes tyre.

Fermerët nuk e lanë pa ngacmuar as Vanesën, e cila më herët kishte shfaqur pëlqim për Indrin dhe një afërsi mes tyre brenda shtëpisë, por pa u zhvilluar më tej për shkak të tërheqjes së tij.

Gjatë skenës së dushit, fermerët shpërthyen në të qeshura, ndërsa Vanesa reagoi me humor duke thënë “më tregoni kur mbaron”, ndërsa mbulonte sytë dhe qeshte bashkë me të tjerët.


Shtuar 27.04.2026 12:10

Tags: , ,