Skandali në Spitalin Onkologjik/ Mjekja Alketa Pere: “U shtrembërua fotoja ime, nga buroi ky mllef”

Mjekja e pezulluar nga detyra, pas skandalit të spitalit Onkoligjik, Alketa Imeri Pere, ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje. E ftuar në “Top Story” në Top Channel ajo tregoi se pacientët i kanë treguar fotot në lajmet e bëra për të, për këtë arsye iu është përgjigjur ashtu gazetarëve. Pere shtoi se nuk e ka lexuar as dosjen dhe as lajmet në media.

“Unë ditën që mora vesh nga OPGJ që u njoha me aktakuzën të nesërme shkoj se mungonte kolegu, kisha shumë fluks pacientësh dhe më vijnë nja dy më thonë që ke dalë në portale. Dhe më pas pash foton time të shtrembëruar edhe thash çfarë po ndodh.

U shtrembërua fotoja ime, nga erdhën këto akuza nga buroi ky mllef. I kërkova falje gazetarit që i thash kush je ti, por s’është transmetuar. Pasi dola nga gjykata mora vesh që isha pezulluar, unë vazhdoja punën ndërkohë që isha e pezulluar.

Nuk kam lexuar asgjë nga dosja. Se kam hapur telefonin se çfarë kanë shkruar portalet, se jam marrë me gjëra të tjera. Do ti shikoj në një moment të dytë lajmet. E vërteta do të dalë në sheh, nëse Alketa Pere ka publikun kundra, nuk e mendoj kurrë kështu”, tha Alketa Pere.


Shtuar 2.07.2024 21:51