Në një kohë kur vendi është përfshirë nga skandalet të mëdha, si cështja e Belinda Ballukut, AKSHI, KAYO apo së fundmi edhe SHISH, ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe aleatët e Shqipërisë në NATO kanë informacion të mjaftueshme për atë se çfarë po ndodh në vendin tonë.
I ftuar në News24, Topi tha se vlerësimi i Shqipërisë nga partnerët ndërkombëtarë nuk bazohet vetëm në deklaratat publike të qeverisë, por edhe në informacionet që mbledhin strukturat diplomatike dhe politike të vendeve partnere.
Të lidhura
None found
“Nuk është çështje e NATO-s. Aleanca e NATO është më e madhja e paqes dhe sigurisë, por ka edhe instrumente të tjerë. Këtu janë shërbimet diplomatike, janë strukturat politike të qeverisë respektive, marrin informacion e përpunojnë dhe është pastaj në të drejtën e tyre mënyrën si e transmetojnë shqetësimin. Jam i bindur se ata kanë informacion të bollshme.
Ne jemi pjesë e forumeve ndërkombëtare, kemi një proces, i cili nga kryeministri cilësohet si i suksesshëm. Pra hapja e kapitujve për BE dhe kishte një prononcim, problemi nuk është të jesh i suksesshëm kur hapet kapitulli, por kur mbyllet.
Në këtë proces të gjitha vendet anëtare të BE kanë informacione të bollshme për qëndrimet politike, për qëndrimet kundrejt institucioneve, sa të forta janë institucionet, çfarë ndodh me problemet e drejtësisë, a atakohet apo jo?!
Për të dalë nga zyra e shtypit të Rinasit apo kryeministrit për të thënë që ne po arrijmë këtë suksese…nuk mendoj se ka qytetar që të jetë kaq naiv”, tha Topi.
I pyetur nëse mund të ketë sanksione ndaj nesh, Topi u përgjigj:
“Sanksionet mund të jenë të natyrave të ndryshme, psh një vend anëtar ka të drejtë të thotë që “ti nuk je në standard”. Kjo nuk është çështje e një përzgjedhje që ka BE. Kjo është çështje standardi”, tha Topi, duke përmendura edhe rastin e Belinda Ballukut, që e konsideroi si një rast konkret për pengimin e integrimit në BE.
