Skandal në Berat, 3 të mitura shfrytëzohen seksualisht, kush është gruaja që i lidhte me burra në moshë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Burime për Fax News bëjnë me dije se tre vajza të mitura përkatësisht të klasave të 3, 7 dhe 8, janë shfrytëzuar seksualisht.

Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur, ndërsa mësohet se vajza e madhe ka më shumë se 10 ditë që nuk frekuenton shkollën.

Prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur, pasi vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Të miturat dhe prindërit e tyre jetojnë në qytetin e Beratit ku kanë marrë prej disa kohësh një banesë me qira.

Një burim i tha Fax News se një zonjë e cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.

Për këtë rast prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë.

Zonja në fjalë, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, dyshohet se është burimi ndërlidhës nga burra në moshë. Ajo është banore e zonës ku jeton familja e të miturave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur hetimet ndërsa pritet marrja në pyetje e personave që kanë rënë viktimë apo atyre që dyshohet se kanë kryer veprën e rëndë.


Shtuar 27.11.2021 11:00