“Sjellje që nuk ka ndodhur ndonjëherë”, opozita bllokon Kuvendin, Felaj njofton mbylljen e seancës

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca e sotme plenare, pasi zhvillimi i saj normal u pengua nga deputetët e opozitës.

Në pamundësi për të drejtuar nga vendi i saj, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, ka drejtuar seancën nga karriget e deputetëve të maxhorancës, kjo për shkak të bllokimit nga deputetët opozitarë.

Felaj tha se kjo “sjellje nuk ka ndodhur ndonjëherë”, dhe njoftoi mbylljen e seancës.

Ishin deputëtët e PD që uzurpuan foltoren dhe podiumin ku ulen ministrat, duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë proteste për përjashtimin e kolegëve të tyre apo dhe mosngritjen e komisioneve hetimore. Sakaq, jashtë Kuvendit, pensionistë dhe minatorë protestojnë për pensione dhe miratimin e statutit të tyre./Albeu.com 

 


Shtuar 19.10.2023 10:26