Situata nga zjarret, 12 vatra aktive në disa zona të vendit! Ku paraqitet gjendja më problematike

12 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, nga 45 të raportuara në 24 orët e fundit, bën me dije ministria e Mbrojtjes.

Ministria thekson se janë angazhuar 839 forca operacionale dhe 72 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 250 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë.

Të lidhura

None found

Ndër zonat ku vijon ndërhyrja janë Dajti, Priska e Madhe, Patos-Mallakastra, Kruja, Përmeti, Dibra, Devolli, Mirdita dhe Vau i Dejës.

Në Dajt, zjarri vijon në zonën pyjore pranë fabrikës së ujit në Selitë dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës. Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe me dy helikopterë, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë të Madhe, zjarri është shtrirë në drejtim të Gurrës, Farkës dhe Lundrës, ku forcat tokësore dhe mjetet ajrore po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.

Në Krujë, zjarri në lagjen Abaze vijon aktiv, ndërsa Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore janë angazhuar për mbrojtjen e zonave të banuara. Ndërkohë, në Krastë dhe Halil nuk raportohet rrezik për banorët.

Në Gurë-Lurë të Dibrës, po zhvillohet një operacion i gjerë nga toka dhe ajri, me pjesëmarrjen e strukturave të emergjencave, forcave vendore, Policisë, shërbimit pyjor dhe 50 efektivëve të FA, të mbështetur nga dy avionë “Air Tractor”.

Vatra aktive vijojnë edhe në Patos-Mallakastër, Përmet, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës, kryesisht në zona pyjore dhe terrene të vështira malore. Në disa prej tyre nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Vilëz të Kurbinit është vendosur në monitorim pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura.


Shtuar 13.08.2026 09:56

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetvole girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş