Shpërthejnë 10 mina të Luftës së Parë Botërore në Gjirokastër

Në fshatin Radat të Dropullit kanë shpërthyer 10 mina të Luftës së Parë Botërore.

Mësohet se predhat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.

Nga ngjarja në fjalë nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale, shkruan fax news.

Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikëseve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët.


Shtuar 12.08.2021 15:22