Situata e rënduar e reshjeve në vend, Arben Ahmetaj ka një mesazh për qytetarët (FOTO LAJM)

Zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj, u ka bërë apel qytetarëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme.

Kjo për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan Ahmetaj./albeu.com/