Situata e fundit politike dhe vendimi i Apelit, zbulohen 2 hapat urgjentë të Sali Berishës

Sali Berisha do të mbledhë ditën e nesërmë në orën 12:00 kryesinë, vendim ky i marrë pas verdiktit të Gjykatës së Apelit për vulën. Në takimin e nesërm pritet të vendoset në lidhje me vazhdimësinë e aksionit opozitar dhe mënyrën se si grupimi i Berishës do të garojë në zgjedhjet lokale.

Sakaq në mbledhjen me dyer të mbyllura të mbajtur meënjëherë pas deklaratës së Berishës në seli, është vendosur edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Këshilli do të mblidhet të dielën në orën 17:00 për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Kujtojmë se ditën e sotme, Gjykata e Apelit zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke kthyer çështjen e vulës së PD për rigjykim në Shkallën e Parë.

Vendimi i Zhukrit njihte si legjitim Kuvendin e Sali Berishës, atë të 11 dhjetorit 2021./Albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 22:29