Silvinjo çon sulmuesin në tribunë, surpriza e madhe e Kombëtares spektator ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë do e ketë një finale me Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit bën punë vetëm fitorja.

“Panorama Sport”, mëson se në tribunë do të jenë sot Myrto Uzuni dhe Maldini Kacurri.

UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën. Dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion. Kështu zgjedhja e tij, është të dërgojë në tribunë Uzunin dhe Kacurrin.

Uzuni ishte zgjedhje deri diku e pritshme. Sulmuesi u stërvit dje vetëm për një pjesë të sesionit, ndërsa më pas vazhdoi i diferencuar. Shqetësimet kanë shtyrë stafin që të mos e rrezikojnë 30-vjeçarin.

Kacurri do e shoqërojë në tribunën e stadiumit kombëtar. Mbrojtësi i Arsenalit ishte edhe surpriza e madhe e Silvinjos, për këto kualifikuese.

Ftesa për të u zyrtarizua pasi Adrian Bajrami, vendosi të ndryshojë përfaqësuese duke kaluar te Zvicra.

19-vjeçari luajti titullar në miqësoren me Gjibraltarin, duke debutuar me fitore minimale(0-1). Për Kacurrin do të mungojë mundësia në një ndeshje zyrtare.