Ndeshja me Çekinë, Silvinjo jep lajmin e keq: Broja nuk do të luaj

Shqipëria po bën paraqitje të mira në kualifikueset Euro 2024 dhe është në rrugën e duhur për një biletë në Europian. Takimi i radhës është ndaj një rivali mjaft të vështirë si Çekia, sfidë kjo që mbahet të enjten në mbrëmje, në “Air Albania”. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho në konferencën për shtyp se skuadra është përgatitur maksimalisht, për të marrë më të mirën.

“Ndeshja? Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur.

Aspekti psikologjik? Ne i vizitojmë dhe takojmë gjithmonë futbollistët. Takum Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. E përsëris: jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për entuziazmin, por kjo nuk është problem. Nuk kemi pasur shumë nevojë të punojmë psikologjikisht, djemtë janë gati dhe të ndërgjegjshëm.

Broja nuk luan, nuk është i gatshëm. Është stërvitur pak, ka shqetësim fizik dhe nuk do jetë i gatshëm Pas konsultave me mjekun, ramë dakord që mos të llogarisnim në shërbimet e tij. Gjasula erdhi, kemi bërë testet tona dhe është në rregull.” – tha ai.


Shtuar 11.10.2023 18:42