Si u kërcënua biznesmeni nga Pëllumb Gjoka. Dedë Marku rrëfen nisjen e konfliktit për pronën në bregdet: Në vitin 2013 i bënë atentat djalit

Biznesmeni Pëllumb Gjoka u arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” së bashku me kreun e Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-shefin e Operacionales Olsion Bitri.

Ndaj  tyre rëndon akuza grup kriminal, korrupsion dhe shpërdorim, detyre.

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë historinë e biznesmenit Dedë Markut, i cili rrëfen se si është kërcënuar nga biznesmeni Gjoka.

“Po ndërkohë që Pëllumb Gjoka dhe njerëzit e tij kishin filluar punën për tjetërsimin e sipërfaqes prej 39 hektarësh në Velipojë, biznesmeni nisi të hasë kundërshtimet e para.

Këtë herë me pronarë objektesh, të cilët kishin ndërtuar me leje në këtë pjesë toke dhe zotëronin dokumentacionin përkatës ligjor. Një ndër këta pronarë që shpejt u fut në konflikt me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ishte edhe Dedë Marku.

Pronar i bar-restorant ‘Devi’, në fshatin Pulaj, i cili ndërkohë gjatë sezonit të verës shfrytëzonte edhe vijën bregdetare përballë objektit, për të vendosur çadra për pushuesit. Në vitin 2012, Dedë Marku u përball për herë të parë me Pëllumb Gjokën. Ai thotë se Pëllumbi i mësyu në lokalin e tij, ku i kërkoi që të largohej nga toka, me pretendimin se pavarësisht se lokali ishte me letra, objekti ishte ndërtuar në truallin e tij.

Por Dedë Marku thotë se nuk pranoi, pavarësisht se sipas tij ai u kërcënua nga Pëllumb Gjoka. Madje të dy u betuan se kjo punë nuk do të përfundonte këtu. Vetë Dedë Marku rrëfen për emisionin ‘Në shënjestër’ se si filloi ky konflikt që më pas degjeneroi deri në përdorimin e armëve. Gjithmonë sipas tij nga Pëllumb Gjoka dhe njerëzit që fshiheshin pas staturës së tij.

“Pëllumb Gjoka i shkatërroi se bëri dokumente false për atë vend aty. Ranë ishte ajo, buzë detit, se na kena aty qysh në vitin 1997. Paguajmë taksat vit për vit, edhe atëherë ai na sulmoi masandej tek lokalet, tu na prishë në 2012, në 2020”, ka thënë biznesmeni, Dedë Marku.

Gjithashtu, Dedë Marku tregon se deri në këtë moment ai nuk e njihte Drande Hotaj, gruan e moshuar, e cila sipas familjarëve të saj, ishte pronarja e vërtetë e tokës.

Emrin e Drandes mundi ta dëgjojë për herë të parë vetëm nga vajza e saj Lule Zefi, e cila kishte kallëzuar Pëllumb Gjokën, për përvetësimin e tokës së nënës së saj.

Të njëjtën tokë, ku Dedë Marku, kishte ndërtuar lokalin, të cilin më pas ia shembën në vitin 2012.

“Persona të tjerë kam njoft atë grun si ishte në gjyq. Atë Lulen bashkë me djalin e vet. Dranen se kam njoft. Hallën e tij, se kam njoft. Ai kishte bo letrat false”, ka thënë më tej Dedë Marku.

Por prishja e lokalit 11 vite më parë do të ishte vetëm preludi i asaj çfarë do të ndodhte më pas midis Dedë Markut në njërën anë dhe Pëllumb Gjokës në krahun tjetër.

Pasi shpejt ashpërsimi i toneve do t’i linte vend përdorimit të armëve. I tillë ishte sipas Dedë Markut, edhe atentati në vitin 2013, ndaj Viktorit, djalit të tij. Në këtë kohë familja Marku akuzoi drejtpërdrejt Pëllumb Gjokën për këtë sulm me armë ndaj njeriut të tyre.

“Katër vetë, tre automatikë, 300 fishekë, në 12 të ditës, me makinë policie, me rrobe ushtarake. Ky i kishte vesh, ky i kishte financue, Pëllumbi…”, rrëfen ai.

Referuar dosjes hetimore që ka mundur të sigurojë emisioni ‘Në Shënjestër’, rezulton se atentati ndaj Viktor Markut është regjistruar më datë 11 mars 2013.

Sipas dinamikës së ngjarjes, rreth orës 12.00, të kësaj date, Viktori ishte duke udhëtuar me kamionin e tij të markës Benz, në aksin që lidh rrugën Nr.2 me atë kryesore automobilistike, që të shpie në qendër të Plazhit të Velipojës.

Pasi ka marrë drejtimin për në fshatin Gomsiqe, tri persona të armatosur me kallashnikov dhe që mbanin maska në fytyrë, i kanë prerë rrugën dhe i janë drejtuar më fjalët: ‘Ndal Policia’.

Viktor Marku ka frenuar dhe në atë moment në drejtim të kamionit të tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Për fat të mirë, ai nuk ka pësuar dëmtime.

Në vitin 2013, ai nuk e ngriti gishtin e akuzës ndaj Pëllumb Gjokës dhe referuar dosjes, Ardian Beci ishte i dyshuari kryesor i prokurorisë për këtë ngjarje.

Viktor Marku pranoi se dy javë para atentatit, të cilit ai i mbijetoi, ka patur një konflikt me vëllezërit Beci.

Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, Gjokë Beci, babai i Ardian Becit, pranoi se kishte dijeni se djemtë e tij ishin përfshirë në një konflikt me armë.

“Kam qenë në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e vogël. Rreth drekës kam dëgjuar në lagje se djemtë e mi kanë bërë fjalë dhe janë gjuajtur me armë me djemtë e shtetasit Dedë Marku nga Plazhi i Velipojës. Dy javë para ngjarjes djemtë e mi kanë patur një konflikt me djemtë e Dedës, pasi ata kanë rrahur djalin tim Mirjanin”, ka treguar Gjokë Beci.

Edhe pse nuk kishte bindje tjetër se pas atentatit ndaj djalit të tij, Viktorit, fshihej Pëllumb Gjoka dhe njerëzit e tij, Dedë Marku kishte nevojë të provonte dyshimet e tij. Për këtë arsye ai rrëfen për emisionin ‘Në shënjestër’ se shkoi të takojë personalisht Pëllumb Gjokën. Por Dedë Marku thotë se ky i fundit, iu shmang ballafaqimit.

Ndërsa njerëz pranë tij, pranuan se atentati ishte bërë nga ata vetë. Biseda, për të cilat ai shprehet se është i gatshëm ti rrëfejë edhe përpara oficerëve të policisë.

“Unë kam pas 1 javë që kam ardh me u taku me ta. Mu më ka thënë se ka vi…me qenë djali jot në vorr tash. Atëherë s’ka vonu një javë edhe ka kry atentatin ai. Kena pas komunikime mas do kohësh, me një fjalë, jo me Pëllumbin po me do njerëz të tjerë. Kena bisedue. E kena bo ne na kanë thanë,”, u shpreh Dedë Marku.

Por mesa duket kjo bisedë është mbyllur këtu dhe në atë kohë familja Marku e cilësoi të zgjidhur çështjen e atentatit. Ndërkohë Ardian Beci dhe familja e tij mohuan të kenë takuar Dedë Markun dhe të kenë biseduar apo të kenë pirë kafe pajtimi me ta.

Këto deklarime ata i bënë gjatë marrjes në pyetje 2 vite më parë, kur familja Marku trokiste në dyert e drejtësisë dhe kërkonte zbardhjen e atentatit.Viktor Marku është djali i Dedë Markut. Këtë person e njoh vetëm si fytyrë. Kur ka ndodhur ngjarja kam deklaruar në Prokurorinë e Shkodrës se kam qenë në Tiranë dhe asaj që kam deklaruar i qëndroj dhe sot. Unë dhe familjarë të mi nuk kemi qenë për kafe pajtimi te familja e Viktor Markut pas datës 11 mars 2013 pasi nuk kemi patur arsye që të shkojmë.

Gjatë bisedave midis tyre, pjesëtarët e familjes Beci që janë lidhje gjaku e Pëllumb Gjokës, personit ndaj të cilit u ngrit gishti i akuzës nga familja Marku, porosisin njëri-tjetrin që të jenë në linjë deklarimi para policisë.

Këto biseda janë kapur nga një përgjim ambiental që Prokuroria e Shkodrës ka kryer në vitin 2020, në lidhje me ngjarjen. Ndërsa vetë Pëllumb Gjoka në dëshminë dhënë para policisë, ‘mbron’ të afërmit e tij.

Ardian Beci dhe i vëllai janë të punësuar në biznesin tim që është një aktivitet i licensuar për lojërat e fatit, në qytetin e Tiranës dhe Lezhës. Ardian Beci dhe vëllai rrinë në pjesën më të madhe të kohës në Tiranë pasi atje kam pjesën më të madhe të punës.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë duke punuar në Tiranë dhe më pas janë kthyer në Shkodër për festën e Pashkëve. Pas shembjes që Pëllumb Gjoka i bëri lokalit të Dedë Markut, gjithmonë duke i besuar thënieve të këtij të fundit, dhe atentatit me armë që iu bë djalit të tij Viktorit, ky i fundit tregon se përplasja e radhës me biznesmenin erdhi në vitin 2018.

Dedë Marku thotë se Pëllumb Gjoka erdhi vetë ta takojë. Dhe i tregoi se si këtë herë kishte bërë gati letrat e tokës dhe se duhej të largohej urgjent nga toka. Por edhe këtë herë Dedë Marku thotë se rezistoi.

“Për atentatin i kemi drejtu gishin Pëllumb Gjokës edhe Ardian Becit. Ardian Beci mori përsipër atentatin bashkë me Pëllumbin.. Daja i tij e ka pru fjalën se e ka bo Gjef Beci. Në 2018 mori boni presion ky mue, më tha ‘kam marrë letrat e toks dhe do të largohesh prej aty’. Kena qenë tu pi ka nji jo kafe, po nga një gotë ujë .në tavolinë. Ai ishte tu ba kryq se e marr dhe unë bona kryq nuk e merr”, ka thënë Dedë Marku.

Edhe pse familja Marku nuk e ngriti më lokalin në vendin ku u shkatërrua më shumë se një dekadë më parë, ata ngritën aty në vazhdim çadra pushimi për turistët.

Gjë që rindezi edhe njëherë gjakrat midis tyre dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka. Që gjatë kësaj kohe mendohet se kishte tjetërsuar për llogari të vetën, tokën e hallës së tij.Por edhe kishte fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

“Vazhdum me çadra, aty nuk ringritëm aty se pruni pedonalen aty se e kishte në dorë ai për me vu ku të donte ai pedonalen, e kupton? Në 2020 na prishi”, tha Dedë Marku.

Ai shton: Direkt Pëllumb Gjoka se boni letrat e tokës në emër të ranës. E mori gjoja me letra me një fjalë. Investitor strategjik, e kupton? U prishën gjith, krejt brezi i parë komplet.

Në vitin 2020, siç shikohet edhe në këtë dëshmi të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, të dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, Dedë Marku del se ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, biznesmenin Pëllumb Gjoka.

I cili, ashtu si edhe Lule Zefi, vajza e Drande Hotaj, pretendon se toka ku ai kishte ndërtuar me dokumentacion të rregullt ligjor bar-restorant ‘Devin’, ishte përvetësuar nga Pëllumb Gjoka, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Në pyetje, lidhur mbi kallëzimin e dorëzuar prej tij në Prokurorinë e Shkodrës, u mor edhe Dedë Marku.

Më datë 11 Nëntor 2020 shtetasi Dedë Marku ka deklaruar se nga viti 1996 është banor tek rruga Nr.3 Plazh Velipojë.

Fillimisht ai thotë se ka jetuar në një barake. Më pas aty ka ndërtuar një objekt, hotel ‘Devi’ me dokumentacion të plotë. Në vitin 2018, ai thotë se e ka thirrur shtetasi Pëllumb Gjoka dhe i ka thënë se toka që ai shfrytëzonte ishte e tij, pasi kishte bërë letrat.

Marku thotë se ai nuk kishte pranuar të largohej nga toka ku kishte ndërtuar hotelin, por Gjoka ishte betuar se do ta merrte ai pronën. Nga ky moment ai tregon se nuk ka kontaktuar më me Pëllumb Gjokën, derisa në korrik të vitit 2020, atij i kanë prishur dhe shkatërruar të gjithë pasurinë e ndërtuar që nga vitet ’90, të cilën ai e kishte ndërtuar sipas ligjit.

Sipas tij letrat janë të falsifikuara, pasi aty ka dalë si pronare Drande Hotaj që figuron si ish- pronare në kohën e Zogut, kur atëherë ka qenë 5 vjeç. Duke parë këto fakte të thjeshta ai mendon se ka falsifikim të pastër.

Pasi i bashkoi dy çështjet në një të vetme, prokuroria e Shkodrës, vendosi pushimin e kallëzimeve të ngritura si nga Lule Zefi ashtu edhe nga Dedë Marku.

Duke mos gjetur, sipas kësaj prokurorie, asnjë shkelje ligjore në ngarkim të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Por do të duhej operacioni ‘Metamorfoza’ dhe zbulimet befasuese të bisedave në aplikacionin Sky ECC, për të kuptuar në të vërtetë se çfarë kishte ndodhur me kallëzimet e dorëzuara nga Lule Zefi dhe Dedë Marku në prokurorinë e Shkodrës.

Operacion që nisi pikërisht pas kallëzimeve që këta të fundit bënë në SPAK, në muajin janar 2023.

Prokuroria e Posaçme që nga ana e saj, u kërkoi autoriteteve franceze bisedat që Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kriminal kishin bërë në aplikacionin SKY ECC.

Nga ku edhe doli se si prokurori Xhevahir Lita, në këtë kohë zv/prokuror në Prokurorinë e rrethit Shkodër, kishte ndihmuar biznesmenin Pëllumb Gjoka, për të falsifikuar nëpërmjet Policisë Shkencore, testamentin e pronësisë të lënë nga Drande Hotaj, të një sipërfaqe prej 39 hektarë në fshatin Pulaj në Velipojë. Lidhur mbi këtë fakt, më parë janë bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Shkodrës si dhe më datë 9 Janar 2023, është kallëzuar edhe në Prokurorinë e Posaçme. Kallëzim mbi të cilin është regjistruar procedimi penal Nr.09 i vitit 2023. Më datë 12 Nëntor 2020, Pëllumb Gjoka i kujton Xhevahir Litës një porosi qe i ka lënë. Lita i përgjigjet që e ka në vëmendje.

Po më datë 14 Nëntor 2020, Gjoka dhe Lita diskutojnë edhe për tërheqjen e disa shkresave nga arkiva. Ashtu sikurse u mësua edhe më pas, zv/ prokurori Xhevahir Lita, i cili tashmë është i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka, del se ka pasur një rol aktiv në mbylljen e kallëzimeve të ngritura në vitin 2020 nga familjarë të Drande Hotaj.

Por dhe të kallëzimit të ngritur nga Dedë Marku. Lidhur mbi të gjitha thëniet e tij edhe në këtë bisedë për emisionin ‘Në shënjestër’, Dedë Marku, thotë se është i gatshëm të paraqitet në prokurori dhe të ballafaqohet me Pëllumb Gjoka, sa herë ta shikojë të arsyeshme organi I akuzës.

Po edhe këtij akti ekspertimi bjeri mbrapa që të qepet mirë si dosje se ai kolegu im…’.

Pëllumb Gjoka i kërkon që ta mbyllë si çështje dhe i dërgon mesazhet:

‘…Ti kërkoja nesër për ta myll…Se edhe një kafe të duhet ty…”

Mik më ke edhe të kam, po çdo gja ka lezetin e vet. Më shkon mua se kafja është bereqet…

Kshu që kujtoju nesër ti japësh drejtim…’

Lita i përgjigjet se i ka marrë përgjigjet i ka fotokopjuar por ka harruar t’i marrë për t’ia treguar Gjokës.

Xhevahir Lita e mbyll bisedën duke dërguar mesazh: ‘…le të bëjmë dhe këtë ekspertim, të dalë se ka firmosë vetë Dranja te prokura dhe pastaj të haje një m.. ai kolegu im…’.

Lidhur mbi të gjitha thëniet e tij edhe në këtë bisedë për emisionin ‘Në shënjestër’, Dedë Marku, thotë se është i gatshëm të paraqitet në prokurori dhe të ballafaqohet me Pëllumb Gjoka, sa herë ta shikojë të arsyeshme organi i akuzës.

“Këta janë fjalë të vërteta, s’janë fjalë me rrena hiç. Unë do ti them me një fjalë si gjujtjen e djalit tem, për tokën si ka bo falsifikime, për prishjen e lokalevet”, ka thënë ndër të tjera Dedë Marku.


Shtuar 13.09.2023 22:28