Janë të shumtë ata që raportojnë se në rrobat e tyre vendosin gjithmonë zbutës, qoftë edhe të firmave të ndryshme, por ato nuk mbajnë erë.
Nëse i përkisni kësaj kategorie atëherë është mirë të dini se ekziston një mënyrë për t’i bërë rrobat tuaja të mbajnë aromë pa zbutës. Sekreti është në dollapin tuaj. Gjithçka që ju nevojitet është të merrni një sapun me aromë livando ose ndonjë aromë tjetër që ju pëlqen. Nxirreni nga letra ose paketimi dhe vendoseni mbi një copë tyl në dollapin tuaj.
Rezultati do t’ju befasojë këndshëm. Dhe kjo sepse pas 3-4 orësh rrobat tuaja do të thithin aromën e sapunit dhe do të fillojnë të mbajnë një aromë të mirë që zgjat.