“Si nuk ju vjen turp”, qytetari krahason Ramën me Enver Hoxhën, kryeministri i përgjigjet live (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama ka postuar një video përgjigje bazuar në pyetjet e bëra nga qytetarët në faqen e tij.

Edi Rama: Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshtea.

Një qytetar shqiptar e ka krahasuar punën e bërë në 30 vitet e fundit me atë të bërë nga ish-diktatori Enver Hoxha, gjatë periudhës së komunizmit. Në videon e publikuar në profilin e tij në Facebook, përmes të cilës Rama iu përgjigj pyetjeve për energjinë, tha se qeveria e tij ka investuar.

Pjesë nga videoja:

Sotir Latollari: Enveri në 40 vjet bëri ato centrale që janë edhe sot. Në demokraci 30 vjet nuk keni bërë asnjë. Si nuk ju vjen turp kur i dilni përpara popullit

Edi Rama: Unë dal përpara popullit dhe ju shikoj në sy, sepse ne kemi bërë në këto vite atë që duhej bërë me kohë e me vakt. Natyrisht hallet nuk mbarojnë kurrë, por sektorin e enrgjisë e morëm jo në gropë, po aty ku nuk ngrihej më dhe përpiqemi ta ngremë sa më lart duke investuar në burime të tjera energjie si uji, dielli dhe era, por edhe nga gazi i lëngshëm për futjen e të cilit në Shqipëri po bashkëpunojmë me SHBA-të.

 


Shtuar 8.10.2021 09:11