Makina del nga rruga prej lagështirës, 2 të plagosur në Belsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Belsh, ku si shkak i lagështirës një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur duke bërë që të përfundojë jashtë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan.

Si rezultat i këtij aksidenti janë plagosur 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën ndërsa tjettri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.


Shtuar 8.10.2021 09:22