Shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me dhjetëra të vdekur, një tjetër varkë me emigrantë shihet në Pylos

Një varkë me vela me emigrantë u pa 100 milje detare në jug të Pylos sipas autoriteteve italiane.

Pylos është vendi i tragjedisë së pak ditëve më parë, ku një tjetër varkë me emigrantë u fundos, gjë që rezultoi në një tragjedi fatale.

Të paktën 78 persona humbën jetën, teksa 104 u shpëtuan.  Në varkë besohet se ishin të paktën 750 emigrantë.

Dhoma e Tregtisë Greke është informuar se ka udhëzuar anijet aty pranë që të ndjekin kursin e lundrimit e cila është nisur drejt Italisë.

Varka me vela nuk lëshon sinjal shqetësimi, por lundron normalisht.

Sipas informacioneve nga roja bregdetare greke, varka me vela do të kalojë për një orë në përgjegjësinë e kërkim-shpëtimit të autoriteteve italiane.

“Nuk ka asnjë rrezik, skafi po lundron normalisht”, tha zëdhënësi i Rojës Bregdetare, Nikos Alexiou.

Ai shpjegoi se është dhënë urdhër për mjete lundruese ndërsa në vendngjarje po arrin edhe një helikopter për të vlerësuar më mirë situatën.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare theksoi se ende nuk ka një pamje të qartë të pasagjerëve ndërsa kushtet atmosferike nuk janë të pafavorshme në zonë.


Shtuar 16.06.2023 19:09