Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit ishte planifikuar të zhvillohej seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Por seanca është shtyrë sërish dhe shkak është bërë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës të Tahirit.
Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
Ish-minsitri i ka kërkuar Gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.
Nëse kjo kërkesë pranohte, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg. /Albeu.com/