Esat Mala nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Mesfushori ofensiv 27-vjeçar dhe klubi shkodran kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, duke mos zgjatur kontratën që skadon më 30 qershor.
Pas vendimit për largimin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë futbollisti. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Mala ka falënderuar Vllazninë për katër vitet e kaluara me fanellën kuqeblu, ndërsa ka veçuar edhe mbështetjen e tifozëve shkodranë.
Të lidhura
None found
Ky ishte mesazhi i Malës:
Pas 4 viteve të paharrueshme, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të rëndësishëm në jetën time. Dua të falënderoj nga zemra klubin për besimin dhe mundësinë që më dha të jem pjesë e kësaj familjeje. Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, trajnerët, stafin dhe drejtuesit. Falënderoj çdo tifoz kuq e blu dhe Vllaznit Ultras për mbështetjen si në ditët e mira dhe të vështira.
Mbi të gjitha, faleminderit qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilët më kanë respektuar, mbështetur dhe bërë të ndihem gjithmonë si në shtëpi. Largohem me krenari, respekt dhe keqardhje që nuk mundëm të festonim dot titullin kampion. Ky klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka!
