Në polici është paraqitur dje një denoncim nga H.D., 50 vjeçe, nga fshati Çegran i Gostivarit.
Sipas kallëzimit të saj, ngjarja ka ndodhur më 19.06.2026, rreth orës 19:20, kur tre persona të panjohur kanë hyrë me një veturë në oborrin e shtëpisë dhe i kanë marrë me dhunë vajzën e saj të mitur, 15 vjeçe.
Të lidhura
None found
Nëna ka deklaruar se adoleshentja është futur me forcë në automjet, ndërsa personat më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.
Autoritetet policore kanë njoftuar se po zhvillojnë masa intensive për gjetjen e vajzës.
