Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte i gabuar.
Vokshi shtoi se ky është një vendim i pa-konsultuar dhe i marrë në mënyrë të njëanshme.
Kujtojmë se para saj dolën edhe zëra të tjerë kundër vendimit të Bashës, si Ristani, Flamur Noka, etj./albeu.com