Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat, Borrell: Jam i zhgënjyer

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shprehu zhgënjimin që vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut nuk do të bjerë sot.

“Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz.

Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”, ka theksuar ai.