“Shqipëria, vendi më i rrezikshëm në Ballkan”, deklarata e Berishës në DailyMail, Rama: Shërbëtor i së keqes

Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë artikullin e DailyMail për shqiptarët, mirëpo është ndalur vetëm tek deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Rama thotë se vetëm shërbëtorët e së keqes mund të shkruajnë deklarata të tilla dashakeqëse për Shqipërinë.

POSTIMI I RAMËS:

Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!

DailyMail i kushtoi ditën e sotme një shkrim emigrantëve shqiptarë. Në mesin e saj, media britanike ndau dhe një citim nga një deklaratë e kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili thotë se vendi ynë është kthyer në një rrezik të madh për Ballkanin dhe Europën.


Shtuar 6.11.2022 14:48