Shqipëria e para në listë! Mediat arabe sugjerojnë 11 destinacionet ku mund të shkoni për pushime

Britania e Madhe ka njoftuar së fundmi se turistët këtë verë nuk lejohen të fluturojnë drejtpërdrejt nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin ishullor pa kaluar 10 ditë në karantinë. Gjë që krijon problem për pushuesit!

Mediat e huaja kanë nxjerrë disa opsione të tjera duke listuar 11 vende turistike për t’i kthyer ditët e vetëizolimit në ditë pushimesh.

E para në listë është Shqipëria, e cila përshkruhet si një thesar në Gadishullin Ballkanik të Evropës Jug-Lindore. Në artikull shkruhet se Shqipëria mirëpret qytetarë dhe banorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të marrin një vizë gjatë mbërritjes për një qëndrim maksimal prej 90 ditësh.

“Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka nevoje që të testoheni për Covid-19, përveç rasteve kur ua kërkon linja ajrore me të cilën jeni duke udhëtuar. Eksploroni vendet arkeologjike dhe kështjellat antike, shëtisni në Alpet Shqiptare dhe kaloni kohë në kryeqytetin, Tiranën,”- shkruhet në artikull.

Më tej sqarohet se Shqipëria pritet që të vendosë qendra shëndetësore verore në 29 vende rreth e qark vendit, ku udhëtarët do të kenë mundësinë të bëjnë teste të shpejta Covid-19.

Turistët janë të lirë të lëvizin nëpër vend, por u kujtohet t’i përmbahen rregullave të distancës sociale prej 1.5 metrash. Vendet e tjera të sugjeruara në listë janë Bosnjë-Hercegovina, Qipro, Greqia, Montenegro, Malta, Kroacia, Spanja, Liban, Shtetet e Bashkuara dhe Jordan.

 


Shtuar 8.06.2021 19:06