Yuri Kim takon Artan Lamen: Diskutuam progresin e bërë në një vit pas miratimit të ligjit për regjistrimin e pronave

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter bën me dije se, sot është takuar me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Kim shkruan se, me Lamen kanë diskutuar në lidhje me progresin e e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës.

“Takova sot Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, duke përfshirë tokën bujqësore. Theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira.

Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha të SHBA sHQIPËRI dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Kim./albeu.com

 

 

Shtuar 8.06.2021 07:06