Shpërthimi jashtë një spitali në Liverpool shkaktoi një viktimë, dyshohet për akt terrorist

Tre persona janë arrestuar në bazë të Aktit të Terrorizmit pasi një burrë u vra nga një shpërthim në makinë, jashtë Spitalit të Grave në Liverpool.

Pasagjeri që ndodhej në makinë (taksi) vdiq në vend ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende. Ndërsa shoferi mbeti i plagosur dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Detektivët nga Policia Anti-Terrorizmëm në North Ëest thanë se tre burra – 29, 26 dhe 21 vjeç, u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit.

Hetimi për këtë ngjarje. Oficerët e armatosur kanë kryer bastisje në pronat në Rutland Avenue pranë Sefton Park dhe Boaler Street në Kensington.

Negociatorët e policisë janë në vendngjarje, një ekip zjarrfikës është në gatishmëri dhe një numër banorësh janë evakuuar.

Një kordon i madh, i ruajtur nga oficerë të uniformuar, është krijuar në vend./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 07:51