Shpërthim me tritol në një biznes në Lezhë

Pak para mesnate, në shpërthim me tritol ka ndodhur në një mobileri në aksin rrugorë Lezhë-Milot. Nga shpërthimi  ka pasur vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 21.06.2021 08:12