Shpërthim me eksploziv në Lushnjë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnate në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35 në lagjen “Gafurr Muço, në katin e parë të një pallati parafabrikatë.

Sipas policisë, sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç. Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 29.05.2021 08:17