Shpërthim i fuqishëm në Mynih të Gjermanisë, ka të plagosur (FOTO LAJM)

Një shpërthim i madh ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Munih të Gjermanisë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ka shpërthyer një bombë avioni nga lufta e Dytë Botërore, e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Bomba ajrore peshonte 250 kg, shkruan Bild. Ndërsa shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg nga stacionit të trenit.

Mësohet se linja hekurudhore është pezulluar përkohësisht, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën. Jashtë  zonës nuk ka asnjë rrezik, shkruan policia në Tëitter.

Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann, ka deklaruar për BILD: ” Shpërtheu një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore. Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kontrollohet”./albeu.com/