Festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara janë prekur ndjeshëm nga temperaturat e larta dhe niveli i lartë i lagështisë, duke detyruar organizatorët të anulojnë ose të ndryshojnë disa nga aktivitetet më të rëndësishme.
Të lidhura
None found
Paradat tradicionale të 4 Korrikut nuk do të zhvillohen as në Washington dhe as në Filadelfia, qyteti historik ku në vitin 1776 u firmos Deklarata e Pavarësisë.
Në Uashington D.C., aty ku zakonisht mbahen kremtime të mëdha në National Mall, autoritetet organizuese kanë vendosur të vonojnë hapjen e hyrjeve për publikun, me synimin për të shmangur radhët e gjata në kushte të rrezikshme të shkaktuara nga i nxehti përvëlues.
Pavarësisht situatës së vështirë atmosferike, Presidenti Donald Trump e ka paraqitur aktivitetin si një “miting spektakolar”, ndërsa me tone shakaje tha se do të mbajë një “fjalim shumë të gjatë” për të dëshmuar se mund ta përballojë valën e të nxehtit.
Këto komente, megjithatë, kanë sjellë reagime kritike nga kundërshtarët e tij politikë, të cilët e akuzojnë presidentin se po e politizon një festë kombëtare.
Një ditë më herët, gjatë një fjalimi të mbajtur në Mount Rushmore, Trump foli për atë që e cilësoi si “rikthim të rrezikut komunist” dhe sulmoi disa grupe që, sipas tij, nuk mishërojnë vlerat amerikane.
