Shpërthen në flakë makina në Berat

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në qytetin e Beratit.

Mjeti, tip kamionçinë ka qenë duke qarkulluar në qytet ndërsa është përfshirë nga flakët, të cilat kanë filluar nga pjesa e përparme e makinës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumë të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.

Makina është në pronësi të shtetasit nga Tirana, Fran Kaçorri.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale./albeu.com


Shtuar 28.10.2023 20:55