Shpërthen bombola në Lushnjë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament në Lushnjë është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Savër ku shkak i rënies së zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol, të cilën familjarët e ndezën rreth orës 6 të mëngjesit.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë parë flakët dhe të alarmuar kanë telefonuar shërbimin zjarrfikës.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, u neutralizuan dhe flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre përgjatë apartamenteve të tjera.

Si pasojë e zjarrit u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 25.06.2021 08:44