Shpërthejnë sërish thashethemet për shëndetin e Elizabeth: E rraskapitur në takimin me Liz Truss

E rraskapitur  dhe me shkop, Mbretëresha Elizabeth priti më parë kryeministren e re britanike, Liz Truss, në Kështjellën Balmoral në Skoci.

96-vjeçarja Elizabeth, mbretëresha më jetëgjatë e Anglisë, ka anuluar tashmë shumë nga paraqitjet e saj, ndërsa nuk ka marrë pjesë në të katër ditët e festimeve të Jubileut të Platinumit të Britanisë.

 

Paraqitjet e rralla të mbretëreshës kohët e fundit kanë ngjallur komente të gjalla në mediat ndërkombëtare në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të monarkes

Gjithashtu theksohet se takimi dhe emërimi i Liz Truss u bë në Palmoral Palace në Skoci dhe jo në Buckingham Palace në Londër, siç ishte zakon vitet e fundit. Kjo është bërë sepse mbretëresha Elizabeth nuk e ka të lehtë të udhëtojë shpesh.

Sipas New York Times, Covid-19 me të cilin mbretëresha u infektua shkurtin e kaluar e ka “rraskapitur” atë./albeu.com.