Shpërndau para në 5 fshatra, zbulohet si u pikas dhe bllokua për 1 orë makina në Dibër (VIDEO)

Një makinë është bllokuar dhe sekuestruar në Maqellarë në Dibër nga grup mbështesish demokratë.

Makina në të cilët gjendeshin një sasi e madhe parash, u pikas nga demokratët dhe u mbajt peng për më shumë se një orë në Maqellarë.

Ende nuk dihet se sa para gjendeshin brenda makinës ndërkohë në një video live në Facebook, një I ri zbulon si u pikas dhe u bllokua makina.

Gjatë bisedës me mikun e tij, i riu tregoi se një person i quajtur Genti e kishte njoftuar se makina po shpërndate para në këmbim të votave dhe se e kishin ndjekur për një kohë të gjatë me makinë.

“Gentin e kishin lajmëruar në telefon. Kishte shkuar me 5 fshatra më para. Na iku me shpejtësi, me frena dore e ngushtuam dhe e ndaluam këtu. Na mori Genti në telefon. Uaaa ça bingoje kemi bërë!,“-dëgjohet në video. /albeu.com/

 

 

 

 

Shtuar 22.04.2021 17:22