Panenka më e dobët në histori, Bernard Berisha e bën “baltë” (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha, u eliminua nga Kupa e Rusisë.

Akhmat Grozny nuk ka vazhduar në fazën finale të kompeticionit pasi dështoi në ruletën ruse kundër Krylya Samara në gjysmëfinale. Përballja përfundoi pa gola, ndërsa nga 11-metrat Krylya do të fitonte në shifrat 4-1.

Te penalltia e fundit që u ekzekutua nga Ahkmati, Bernard Berisha ka përmbyllur humbjen me gabimin qesharak.

Sulmuesi shqiptar tentoi të realizonte me panenka, por realizimi ishte tërësisht i dobët dhe qesharak pasi topi përfundoi lehtësisht në duart e portierit.

Shtuar 22.04.2021 05:04