“E ndoqëm fshat më fshat”, kandidati zbulon sa para u kapën në makinën e bllokuar në Dibër (VIDEO)

Kandidati për deputet i PD në Dibër, Luan Haka, një ndër njerëzit që bllokoi makinën në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan para, ka zbuluar shumën e lekëve që u kapën.

Haka zbulon se kjo makinë prej ditësh shpërndante para në fshatrat e Bulqizës dhe se secili kandidat I PS ka ndarë zonat e tij dhe po blen votat e njerëzve. Ai deklaron se në këtë makinë janë kapur 5 milionë lekë.

Deklarata e Luan Hakës:

Kishim informacion se kush shpërndan lekë. Para këtij momenti kemi qenë në Kompçisht, atje po shpërndaheshin para. Dhe pastaj morëm njoftimin për këtu. U gjetëm 5 milionë lekë dhe listat për zonat e tyre. Kjo është zona e Milaimit (Damzi).

Zonë tjetër ka Dionisi, secili kandidat ka menaxherin e vetë. Këta janë specialista. Mendojnë se do të mashtrojnë popullin e Maqellarës. Bëjnë lista për ndihmë ekonomike. 24 orë jemi këtu, pa gjumë fare. Mbrëmë kemi pasur probleme në Luzni.

Po të njëjtët persona u vetëm në shtëpi. Nuk ka tolerime. Jemi jetë a vdekje këtu. Do fitojnë me votë, le të fitojnë po jo kështu. Nuk na poshtërojnë me lekë. /albeu.com/