Shpërndanin kokainë dhe hashash pranë shkollave në Tiranë, rreth 20 të arrestuar

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se policia ka shënjestruar 2  grupe kriminale që shpërndante drogë pranë shkollave në Tiranë.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar rreth 20 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që operon në kryeqytet, por deri tani nuk dihen detaje lidhur me aksionin.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.

Sipas tyre, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lënde narkotike në Tiranë dhe Kamëz, afër shkollave, lokaleve të natës dhe ambiente të tjera.

/albeu.com/