Shoqërohet në polici sa herë shkon Rama, kush është himarioti që “çmend” Kryeministrin

Sa herë që kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Himarës, policia ka shoqëruar në polici shtetasi Aleks Bala.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe ditën e  djeshme ku Rama gjendej për vizitë elektorale në këtë zonë.

Gjatë një interviste për mediat, Bala shprehet se ky veprim anti ligjor  bëhet për pronat e tij dhe se kërkojnë ti mbyllin gojën.

“Kam jetuar 20 vite në Amerike dhe kam ardhur këtu për të mbrojtur pronat e babait tim. Ai nuk di të më përgjigjet mua për pyetjet që i bëj.”

“Dje Aleks Bala është shoqëruar në polici, pa asnjë shpjegim, pa asnjë shkak, pa asnjë arsye ligjore, pa kryer asnjë vepër penale, por vetëm e vetëm se Edi Rama nuk duron dot kritikat në publik!

Kjo nuk është hera e parë. Sa herë që Edi Rama vjen në Himarë, policia e Aleksin shoqëron dhe e izolon Aleksin para ardhjes së tij dhe e lëshojnë pasi Lideri Global largohet.”, ka thënë  kandidati i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu.

 


Shtuar 10.04.2021 13:32