Shoferit i ra të fikët pas problemeve me tensionin, detaje nga aksidenti tragjik në Gramsh

Detaje të reja bëhen me dije nga aksidenti në Gramsh ku humbi jetën 30 vjeçari Ledian Lami dhe u plagosën 9 të tjerë.

Mësohet se drejtuesit të minibusit, Loli Xhepexhiut i ka rënë të fikët pas problemeve me tensionin. Ndërkohë 3 nga 9 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Ata janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mesditën e sotme, ku minibusi pas shumë rrotullimesh përfundoi në greminë.


Shtuar 10.07.2021 18:42