Messi apo Maradona? Zanetti vihet në vështirësi për të zgjedhur

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zaneti, ka thumbuar rivalin e zikaltërve, Cristiano Ronaldon, duke thënë se preferon më shumë Neymarin.

“Preferoj Neymarin përpara Cristianos për futbollin që luan. Është lojtar argëtues dhe esenca e futbollit. Megjithatë, jemi duke folur për dy lojtarë të mëdhenj, por nëse më detyroni që të zgjedh sigurisht që zgjedh brazilianin.

Mbappe apo Haaland? Mbappe. Më pëlqen shpejtësia e tij dhe është vendimtar në fushën e lojës”, tha Zaneti.

Kur u pyet për Messin apo Maradonën e kishte të vështirë.

“Pyetje e vështirë. Diego ka shënjuar fëmijërinë time dhe u dashurova me futbollin prej tij. Është e vështirë të zgjedh. Mund t’i marr të dy. Do të më pëlqente të luaja me dy numra 10”, ka thënë Javier Zanetti.


Shtuar 10.07.2021 18:24