Adoleshentët që po largohen nga mediat tradicionale dhe po marrin lajmet e tyre nga media sociale është në rritje, tregon një studim nga Ofcom.
Numri i përsonave që konsumojnë përmbajtje lajmesh në Tik Tok është rritur nga 800,000 në 2020 në 3.9 milion në 2022.
Për herë të parë, Instagrami është burimi më i popullarizuar i lajmeve në mesin e të rinjve, i përdorur nga 29% e adoleshentëve në vitin 2022, me Tik Tok dhe Youtobe pranë.
Gazeta, TV dhe radiot dominojnë ende në grupmoshat më të vjetra.
Rritja e lajmeve të konsumuara nëpërmjet TikTok po nxitet kryesisht nga grupmosha më të reja, gjysma e përdoruesve që konsumojnë lajme në platformë janë të moshës 16-24 vjeç./albeu.com