Shkrumbohet makina në Vlorë

Digjet një makinë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”.

Sipas burimeve zyrtare, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 

 


Shtuar 1.05.2021 11:21