Shkon në 12 numri i të vdekurve në aeroportin e Kabulit

Në aeroportin e Kalubit janë shënuar 12 viktima që nga e diela, sipas një zyrtari taleban, raporton albeu.com.

Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet u shkaktuan nga të shtëna armësh ose nga shtypja në turma.

Ai u bëri thirrje turmave para portave të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talebanët “nuk duan të dëmtojnë” askënd në aeroport.

Në aeroportin e Kabulit janë raportuar skena kaosi ndërsa mijëra afganë përpiqen të largohen nga vendi.

Aeroporti mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth ruhen nga talebanët. Dëshmitarët kanë raportuar anëtarë të armatosur të grupit që parandalojnë njerëzit, përfshirë ata me dokumente, të hyjnë në zonë./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 08:44