Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Liria” në Fier.
Një 33-vjeçare nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bahskëjetuesin e saj 33-vjeçar me inicialet A.J.
Uniformat blu bëjnë me dije se burri ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e autores.
Pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe më pas gruaja e ka goditur me mjete prerës.
Në vendngjarje ka shkuar policia qe ka arrestuar gruan, ndërsa i lënduari ka shkuar në spital jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/