Takimi me ambasadoren Kim, Gjiknuri zbardh diskutimin: SHBA në krah të Shqipërisë për zgjedhje të lira

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Ai tha se në qendër të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjiknuri.


Shtuar 8.03.2023 13:00