Nga Soutik Biswas, BBC
India e ka klasifikuar variantin e ri të koronavirusit të identifikuar në Europë një “variant shqetësues”, por sipas shkencëtarëve nuk ka prova të mjaftueshme që varianti i ri është më i rrezikshëm.
Një mutacion fillimisht përcaktohet si një “variant interesi” dhe më pas në një “variant shqetësues” nëse ka të paktën njërin prej disa kritereve, përfshirë transmetimin e lehtë, simptoma më të rënda, më pak efektiv ndaj trajtimeve të mundshme të Covid ose të vaksinave.
Sipas ministrisë së shëndetësisë në Indi, studimet kanë treguar se i ashtuquajturi varianti Delta Plus – i njohur gjithashtu si AY.1 – përhapet më shpejtë dhe është më rezistent ndaj terapisë me antitrupa monoklonale, një infuzion intravenoz i antitrupave për të neutralizuar virusin.
Varianti lidhet me Delta, një variant shumë infektues dhe shqetësues, i cili u identifikua për herë të parë në Indi vitin e kaluar dhe është shkaktar i valës së dytë vdekjeprurëse në verë. Ministria e shëndetësisë thotë se varianti Delta Plus, i identifikuar për herë të parë në Prill, është zbuluar në tre rajone – Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh.
Delta Plus është zbuluar gjithashtu në nëntë vende të tjera – SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Portugali, Zvicër, Japoni, Poloni, Nepal, Rusi dhe Kinë – krahasuar me llojin origjinal Delta, i cili tani është përhapur në 80 vende.
Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës dhe shumica e këtyre ndryshimeve që pëson virusi mund ta dëmtojnë atë ose ta bëjnë sëmundjen më infektive ose kërcënuese dhe janë pikërisht këto mutacione që mbizotërojnë më shumë.
Por virologët kryesorë kanë vënë në dyshim etiketimin e Delta Plus si një variant shqetësues, duke thënë se nuk ka ende të dhëna për të provuar se varianti është më infektues në krahasim me variantet e tjera.
“Nuk kemi ende të dhëna të mjaftueshme për ta cilësuar variantin Delta Plus si një variant shqetësues”, tha Dr Gagandeep Kang, një virologe. “Ne kemi nevojë për informacione biologjike dhe klinike në mënyrë që të kuptojmë nëse është me të vërtetë një variant shqetësues.”
Kjo do të thotë që India ka nevojë për më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse varianti neutralizohet nga antitrupat e gjeneruar nga vaksinat në dispozicion ose infeksioni nga një variant tjetër i koronavirusit.
Gjithashtu, nevojiten të dhëna të shumta në lidhje me rritjen e transmetueshmërisë, problemet në diagnostikim – testet rutinë dhe nëse varianti shkakton simptoma më të rënda. Duhen të merren në studim qindra pacientë që janë të sëmurë me këtë variant dhe të zbulojmë nëse ata janë në rrezik më të madh në krahasim me variantin Delta, tha Dr Kang.
Varianti Delta plus përmban një mutacion shtesë të quajtur K417N në proteinën SPIKE të koronavirusit, i cili është zbuluar në variantet Beta dhe Gamma, variantet e identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut dhe Brazil, raporton abcnews.al
“Delta Plus mund të ketë një avantazh të vogël në infektimin dhe përhapjen midis njerëzve që kanë qenë të infektuar ose që kanë imunitet të dobët ose nuk janë vaksinuar plotësisht,” tha një mjek.
Dr Anurag Agarwal, drejtor i Delhi-bazuar CSIR-Instituti i Gjenomikës dhe Biologjisë (IGIB), një nga 28 laboratorët indianë, tha se “të gjitha linjat e variantit Delta janë variante shqetësuese”, kështu që nuk ishte asgjë të pazakontë në etiketimin e Delta Plus si të tillë.
“Ne nuk kemi asnjë provë deri më tani për të treguar që Delta Plus është më infektues. Por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ne po ndjekim ecurinë e variantit dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme,” tha ai.
Secili vend duhet të marrë masat e duhura, varianti Delta Plus nuk është shqetësues por duhet të jemi vigjilentë./abcnews.al