Një i ri shqiptar u arrestua nga greke, pasi akuzohet për keqtrajtimin e kafshëve.
I riu ra në pranga pasditen e së hënës, pasi u shfaq në një video duke joshur një mace endacake në një tavernë peshku në Edipsos dhe duke e goditur më pas me shkelma. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, përmes një postimi në Tëitter.
“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele”, tha ai në postimin e tij.
Ο ίδιος δίνει τη δική του εξήγηση με story στο Instagram. pic.twitter.com/UgTrrQ3Jgf
— Georgy Zhukov ?? (@GeorghyZhukov) May 2, 2022
“Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shtoi ai.
I riu i lindur në vitin 1992 është me origjinë shqiptare dhe është arrestuar në banesën e tij, ndërsa hetimet paraprake sipas Policisë i ka ndërmarrë AT Istiaia. Në fakt, sipas informacioneve, 30-vjeçari është i skeduar për drogë dhe është identifikuar nga tatuazhi në këmbë i cili shfaqet në video.
Kujtojmë se ai rrezikon deri në 10 bite heqje lirie dhe gjobë që mund të shkojë deri në 50 mijë euro, pasi torturimi i kafshëve është një vepër penale në vendin fqinj.