Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mat, i akuzuar për dhunë në familje.
Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se 35-vjeçari me inicialet K.LL, ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar motrën e tij, e cila kishte marrë edhe urdhër mbrojtje.
“Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo”, njofton policia.