Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në Velipojë duke rrezikuar jetën e pushuesve, gjobitet me 1 milion lekë drejtuesi

Një mjet lundrues tip Jet Ski është futur pranë vijës bregdetare në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve që ndodheshin në plazh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga shtetasi R. Gj.

Të lidhura

None found

Në përfundim të procedurave, ndaj drejtuesit të mjetit lundrues do të vendoset masë administrative me vlerë 100 mijë lekë të rinj, për shkelje të rregullave të sigurisë në hapësirat bregdetare.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, Policia Kufitare shoqëron drejtuesin dhe bllokon mjetin lundrues.

Në përfundim të procedurave, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe ato të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare të Velipojës.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.

Ky rast ishte filmuar nga qytetarët dhe ishte publikuar edhe në portalin JOQ.

Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, me drejtues shtetasin R. Gj.

Në përfundim të procedurave administrative, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.


Shtuar 27.05.2026 22:14

jojobetjojobetjojobetjojobetbetsmoveMadridbet girişMadridbetcasibomsuperbet girişJojobetgalabetjojobetjojobetromabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibomlunabet giriş