Shkatërrohet rrjeti i drogës Holandë Itali, “kapot” janë dy vëllezër shqiptar

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet ku u sekuestruan plot 7.5 kg kokainë, një parcel të mbjellë me 93 rrënjë kanabis, 14 gram marijuanë, 6 prona, 5 automjete, 2 motora, 22 llogari bankare, 3 aktivitete tregtare dhe 10.350 euro.

Sipas mediave italiane, vlera totale e sekuestruar shkon 850 mijë euro.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesit e organizatës së prodhimit dhe shpërndarjes së drogës ishin dy vëllezër shqiptarë të cilët banonin në Holandë.

Nëpërmjet dy bashkëkombasve të tjerë, dhe një shtetasi italiane, ata organizonin rrjetin e trafikut të drogës në Rajonin e Rexhio Kalabrias.

Deri tani, 5 persona janë arrestuar, 4 nga kjo organizatë mbahen në arrest shtëpia, ndërsa një tjetër është me detrim paraqitje. /albeu.com/